Mësojeni ndryshimin në mes të alergjisë, gripit apo koronavirusit - Gazeta Express
string(64) "mesojeni-ndryshimin-ne-mes-te-alergjise-gripit-apo-koronavirusit"

Mësojeni ndryshimin në mes të alergjisë, gripit apo koronavirusit

Gazeta Express

11/03/2020 12:26

Duke dëgjuar lajmet, të cilat çdo ditë përditësohen, duke treguar për numrin e rritur të viktimave dhe personave të infektuar, është normale që të ndihemi në ankth dhe të brengosur se një kollitje e thjeshtë mund të jetë shenjë e tij.

Ekspertët nga Mayo Clinic, kanë treguar për shenjat, të cilat tregojnë dallimin në mes të një gripi sezonal, alergjisë apo koronavirusit.

Lexo Edhe:

Sy të skuqur, hundë të bllokuara- këto dy simptoma janë prezente tek njerëzit që kanë alergji. Këto shenja zakonisht janë nazale, prandaj nëse keni këto simptoma ju jeni duke u përballur me një alergji sezonale.

Nga ana tjetër, simptomat e koronavirusit janë më sistematike, që do të thotë ato e afektojnë të gjithë trupin. Nëse jeni duke u përballur me koronavirusin ose ndonjë grip më serioz, ju do  të keni fyt të thatë, kollitje të vazhdueshme, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje të gjithë trupit.

Simptomat e alergjisë shfaqen çdo vit pak a shumë në të njëjtën kohë– sipas ekspertëve të Mayo Clinic, nëse keni të njëjtat simptoma, të cilat ju shfaqen në të njëjtën sezonë, atëherë keni të bëni me ndonjë alergji.

Simptomat e gripit dhe koronavirusit janë akute– nëse keni një rast me koronavirus apo me grip, atëherë ju do të ndiheni të lodhur vazhdimisht, do të keni temperaturë të lartë dhe dhimbje të muskujve dhe nyjave.

Ftohja dhe gripi sezonal mund të shërohen vet– një grip sezonal mesatar zakonisht mund të shërohet nga vet sistemi imunitar i organizmit, brenda disa ditëve.

Simptomat e koronavirusit përkeqësohen me kohë– nëse e shihni se simptomat janë duke u përkeqësuar dhe jo duke u përmirësuar, atëherë ju keni të bëni me një grip më të rëndë, prandaj duhet që të konsultoheni menjëherë me profesionistë mjekësorë. /CNN /Gazeta Express