Sandro Wagner raportohet se do të jetë pjesë e stafit të trajnerëve në kombëtaren e Gjermanisë.
Sipas gazetarit të njohur gjerman, Florian Plettenberg, 35-vjeçari është në prag që të bëhet një nga ndihmësit e Julian Nagelsmman, shkruan Gazeta Express.
Udhëheqësit e rinj fillimisht do të kenë kontratë deri në “Euro 2024” dhe më pas varet nga rezultatet e Gjermanisë në Evropian.
Përveç Nagelsmann, edhe drejtori i kombëtares gjermane, Rudi Voller, thuhet se dëshiron që Wagner të marrë këtë pozitë.
Ndërkaq, për Hannes Wolf nuk ka ende ndonjë vendim – teksa mbetet të shihet në vazhdim nëse edhe ai do t’i bashkohet stafit të trajnerëve. /Gazeta Express/
❗️Sandro #Wagner is on the verge to become one of the assistants of Julian #Nagelsmann until the EURO – confirmed ✅ First call:@SZ.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) September 20, 2023
➡️ Nagelsmann wants him and Rudi Völler ist pushing for the former Bayern striker as well. No final decision about Hannes Wolf yet.
➡️… pic.twitter.com/O80OITQzZY