string(63) "mesohet-se-kur-de-bruyne-do-te-nenshkruaje-kontraten-me-napolin"

Sport

Gazeta Express

10/06/2025 20:50

Mësohet se kur De Bruyne do të nënshkruajë kontratën me Napolin

Sport

Gazeta Express

10/06/2025 20:50

Kevin De Bruyne do të mbërrijë në Itali deri në fund të javës së punës, për të kompletuar testet mjekësore dhe formalitetet e fundit për transferimin e tij te Napoli.

De Bruyne do të jetë në qytetin e Napolit të enjten, për vizitën e tij të fundit, para se të bëhet lojtari i ri i Napolit, raporton “Football Italia”.

Ekzistojnë mundësi që zyrtarizimi i transferimit të shtyhet, mirëpo edhe në rastin më të keq, De Bruyne pritet të kompletojë testet mjekësore në fund të javës.

Belgu, i cili shënoi golin e fitores për Belgjikën në minutën e 88-të, në triumfin prej 4-3 ndaj Uellsit, në kualifikimet për Kupën e Botës të vitit 2026.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin e Napolit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Mesfushori do t’i bashkohet Napolit si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester Cityn, aty ku kaloi një dekadë. Aty fitoi gjashtë herë titullin e kampionit në Premierligë dhe e fitoi një herë Ligën e Kampionëve.

Gruaja e lojtarit veçse e ka vizituar qytetin, ku kishte zgjedhur shtëpinë dhe shkollat e mundshme për tre fëmijët e çiftit.

Belgu mund të jetë nënshkrimi i parë i Napolit për këtë merkato verore, edhe pse klubi është po ashtu afër të mbyllë marrëveshjen me Empolin për mbrojtësin 20-vjeçar, Luca Marianucci./GazetaExpress/