Mësohet mosha e viktimës së dytë në aksidentin Kaçanik- Ferizaj - Gazeta Express
string(62) "mesohet-mosha-e-viktimes-se-dyte-ne-aksidentin-kacanik-ferizaj"

Mësohet mosha e viktimës së dytë në aksidentin Kaçanik- Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

19/11/2023 10:06

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje ka vdekur edhe personi i dytë që ishte përfshirë në aksidentin e së premtes në rrugën Kaçanik- Ferizaj.

Qazim Reka nga Policia në Ferizaj ka bërë të ditur për Express se viktima Z.A. është e gjinisë femërore, e lindur në vitin 1950.

Lexo Edhe:

“Magjistralja Fusha e Pajtimit-Kaçanik,17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar  lëndime trupore në një aksident trafiku dhe  ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë  18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raport.