string(83) "mesohet-mesazhi-me-kater-fjale-i-ranierit-me-te-cilin-e-refuzoi-kombetaren-italiane"

Sport

Gazeta Express

10/06/2025 18:57

Mësohet mesazhi me katër fjalë i Ranierit, me të cilin e refuzoi kombëtaren italiane

Sport

Gazeta Express

10/06/2025 18:57

Raportohet se Claudio Ranieri e lajmëroi mbrëmë presidentin e Federatës Italiane të Futbollit se nuk ishte i gatshëm për të pranuar ofertën e Italisë.

Ranieri e refuzoi mundësinë për të zëvendësuar Luciano Spallettin si trajner i Italisë dhe vendimin e tij ia kumtoi presidentit të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina mbrëmë.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Ranieri i tha Gravinas: “Non me la sento”, që do të thotë “Nuk kam disponim për këtë”.

Të martën në mëngjes, 73-vjeçari konfirmoi vendimin e tij për një deklaratë, e lëshuar për “ANSA”.

Sipas “Gazzettas”, Ranieri, Roma dhe FIGC veçse ishin marrë vesh për disa detaje, përfshirë këtu edhe rolin e tij te Roma – që parashihej ta mbante edhe sa të ishte në krye të Italisë.

Ranieri ka marrë rolin e këshilltarit për pronarin e Romës, Dan Friedkin, duke kontribuar në emërimin e Gian Piero Gasperimin si trajner i Romës për sezonin 2025/26.

Federata Italiane tani është aktivisht duke kërkuar për një pasardhës për Spallettin, dhe sipas “Sky Sport Italia”, fituesi i Kupës së Botës më 2006, Gennaro Gattuso po udhëheq garën për pozitën e trajnerit të kombëtares azzure./GazetaExpress/