Ky është identiteti i personit që dyshohet se u vra nga babai sot në Prishtinë - Gazeta Express
string(77) "mesohet-identiteti-i-personit-qe-dyshohet-se-u-vra-nga-babai-sot-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

27/01/2021 18:02

Ky është identiteti i personit që dyshohet se u vra nga babai sot në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

27/01/2021 18:02

Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë sot në Prishtinë, mëson Indeksonline, ndërsa i dyshuari i vrasjes është babai i tij. Tashmë i arrestuar si dhe të njëjtit i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Foto: Albert Krasniqi

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndësa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si afarisë të njohur në vend.

Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e  perdorur në rast.

“Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.

Aktualisht jemi ne fazen  fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​”, konfirmon policia për Gazetën Express.