Mësohet gjendja shëndetsore e të diagnostifikuarës me koronavirus - Gazeta Express
string(65) "mesohet-gjendja-shendetsore-e-te-diagnostifikuares-me-koronavirus"

Mësohet gjendja shëndetsore e të diagnostifikuarës me koronavirus

Gazeta Express

27/02/2020 15:37

Dy personat e tjerë të testuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Klinikën Infektive në Shkup kanë rezultuar negativ nga koronvirusi, përcjell GazetaExpress nga Alsat-m.

Njëri ka qenë vozitës i një kamioni nëpër Italinë Veriore, dhe rasti tjetër grua e cila së bashku me bashkëshortin e saj ka qenë për shëtitje në Romë. Rasti i vetëm me koronavirus mbetet gruaja e cila u konfirmua gjatë ditës së djeshme. Ajo ndodhet në izolim në Klinikën Infektive dhe pa komplikime të rënda. Udhëtarët tjerë që kanë qenë në të njëjtin furgon janë izoluar në shtëpitë e tyre. Ata akoma nuk janë testuar por po mbahen nën kontroll nga policia dhe epidemiologët.

Lexo Edhe:

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë kontaktuar të gjithë udhëtarët e furgonit, dhe të gjithëve iu është shkruar izolim adekuat në kushte shtëpie. Kemi rënë në kontakt me të gjithë kontaktet që kanë pasur udhëtarët e furgonit. Të gjithë këta persona, nuk kanë pasur kontakte me grupe të mëdha njerëzisht, por vetëm me familjarët e tyre të ngushtë. Vendi i izolimit do të vërtetohet në bashkëpunim me përfaqësuesit e MPB-së . Nëse ata thonë se ndonjë objekt është më rëndë për tu siguruar, jemi të gatshëm t’i transferojmë nëpër repartet Infektive”-tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Drejtori i OBSH-së për rajonin e Evropës u bëri thirrje qytetarëve që të mos shfaqin panikë, sepse situata është nën kontroll.

Ndjekim situatën me zgjuarsi. Sot jemi në fazën ku gjithçka është nën kontroll. Dua të përcjell dy mesazhe, njërin për qytetarët dhe tjetrin për Qeveritë e vendeve të Evropës. Qytetarëve ju them se nuk ka arsye për alarm dhe panik. Të mos harrojmë se çdo vit në pjesë të ndryshme të Evropës, nga gripi sezonal vdesin nga 60-65 mijë persona për çka dihet që ekziston edhe vaksinë mbrojtëse dhe e cila është preventiva më e mirë”-pohoi Hans Kluge, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetit për Evropën.

Ndërkohë ministri i Arsimit tha se aktualisht nuk diskutohet mbyllja e shkollave, meqë situata nuk paraqitet alarmante. Ademi u shfajësua për mungesën e mjeteve higjienike nëpër shkolla, duke thënë se ajo çështje është nën kompetenca të drejtuesve të shkollave dhe komunave.

Kemi kërkuar nga të gjitha institucionet arsimore të ngrenë nivelin e higjienës, shkollat fillore dhe e mesme e dini se financohen drejtpërdrejtë nga buxheti shtetëror me bllok dotacione, kanë të holla të mjaftueshme për mirëmbajtjen e higjienës personale. Për momentin jo, jemi në komunikim të vazhdueshëm me MSH dhe ministrin Filipçe, në çdo orë i përcjellim rrethanat dhe varësisht rrethanave do të ndërmarrim aktivitetet tona institucionale”-tha Arbër Ademi, Ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe, larja e duarve me sapunë është rekomandimi kryesor i autoriteteve shëndetësore si mbrojtje nga virusi Covid19. Për momentin numri i të prekurve në gjithë botën ka kaluar mbi 81,000 raste. Virusi është përhapur në 46 shtete të botës ku 20 prej tyre nga rajoni i Evropës. Gjatë 24 orëve të fundit 7 vende të reja kanë konfirmuar raste me Korona. Megjithatë nga numri i përgjithshëm i të prekurve 97% janë nga Kina./GazetaExpress/B.Lika/