string(55) "mesohet-e-ardhmja-e-bisedimeve-real-madrid-jurgen-klopp"

Sport

Gazeta Express

02/05/2025 21:35

Mësohet e ardhmja e bisedimeve Real Madrid – Jurgen Klopp

Sport

Gazeta Express

02/05/2025 21:35

Jürgen Klopp mbetet një nga emrat më të kërkuar në botën e futbollit. Aktualisht i lidhur me Red Bull, ku ka një rol larg vëmendjes mediatike për një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh, trajneri gjerman thuhet se do të ishte i gatshëm të pranonte të njëjtën pagë nëse Real Madrid do ta thërriste për të marrë drejtimin e skuadrës. Kjo do të ishte një ulje e konsiderueshme në krahasim me Carlo Ancelotti, i cili aktualisht fiton 11 milionë euro te madrilenët.

Megjithatë, sipas “DefensaCentral”, edhe pse profili i Klopp mund të zgjojë interes në zyrat e Santiago Bernabéu, shanset që ai të ulet në pankinën e Madridit janë të vogla. Klubi ka një plan të qartë dhe i përzgjedhuri për të pasuar Ancelottin është Xabi Alonso, i cili ka refuzuar oferta të mëdha nga Liverpool dhe Bayern Munich, duke pritur rastin e tij te madrilenët.

Të afërm të Klopp kanë bërë të ditur se ai ndjehet rehat me rolin aktual te Red Bull dhe nuk ka nxitim për t’u rikthyer në pankinë. Megjithatë, nuk përjashtohet që në të ardhmen Real Madrid të rishikojë mundësinë për ta sjellë, pasi Klopp është një trajner që ka qenë gjithmonë i admiruar brenda klubit për karakterin, stilin dhe aftësitë drejtuese.

Në çdo rast, Real Madrid beson se ka ardhur momenti për një ndryshim pas disa viteve nën drejtimin e Ancelottit. Konsumi është i dukshëm dhe klubi ka besim të plotë se Xabi Alonso mund të nisë një cikël të ri fitues. Ndërkohë, Klopp vazhdon të qëndrojë në prapaskenë, me derën e lënë pak të hapur për të ardhmen./GazetaExpress/