Reperi Capital T, është njëri ndër reperët më të mirë në vend, këtë e ka dëshmuar edhe vet ai duke qenë kështu shumë aktiv në jetën e tij profesionale, shkruan Express Rozë.
Ai disa ditë më parë ka thënë se së shpejti do të publikoj një projekt të ri muzikor që do i kushtohet vetëm nënës së tij.
Ky projekt do të jetë shumë më ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim reperin, ai poashtu ka treguar se këtë projket e ka punuar me shumë dashuri dhe vullnet.
Megjithëse fotot “nënë e bir” mungojnë në llogarinë e Trimit në Instagram, dedikimet e bukura për dashurinë e nënës së tij nuk mungojnë.
Kënga titullohet “Fjalët e nënës” dhe do të publikohet nesër.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari në llogarinë e tij në Instagram pasi që ka postuar një video dhe përkrahë saj ka shkruar: “FJALT E NANES” e premte ora 17:00 ket projekt kom me pase gjithmone n’zemren tem. Duani e vlersoni prindt se ni dite sdo e keni mundesine. /Express Rozë/