Mësohet arsyeja pse familja e famshme po i jep fund 'Keeping Up With the Kardashians' - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

11/09/2020 13:38

Mësohet arsyeja pse familja e famshme po i jep fund ‘Keeping Up With the Kardashians’

Rozë

Gazeta Express

11/09/2020 13:38

Krejt papritur, klani Kardashian-Jenner njoftuan se reality show “Keeping Up With The Kardashian” i ka ardhur fundi pas 20 sezonesh.

Një lajm i tillë praktikisht përfaqëson fundin e një epoke, por pas deklaratës së Kim-it, ajo çfarë donin të dinin të gjithë ishte arsyeja.

Çfarë i shtyu vajzat e familjes së famshme të hiqnin dorë pas 14 vitesh?

“Nuk ka ndonjë arsye madhe pse familja vendosi ta përfundojë “KUWTK”, ishte një vendim i përbashkët. Fëmijët që e filluan këtë shoë tani janë me fëmijë vetë dhe bëhet gjithnjë e më e vështirë të xhirojnë të gjithë bashkë në këtë situatë. Familja është shumë mirënjohëse për kohën e kaluar bashkë dhe kujtimet gjatë xhirimeve. Thjesht donin të fokusoheshin tek projektet e ardhshme dhe seriali është një punë gjigante që merr shumë nga koha e tyre.”- janë shprehur burime pranë tyre për Entertainment Tonight.