Milani ka konfirmuar zyrtarisht listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në turneun parasezonal në Azi dhe Australi, por Luka Modric dhe Santiago Gimenez nuk do të jenë pjesë e skuadrës së Massimiliano Allegrit për miqësoret ndaj Arsenalit, Liverpoolit dhe Perth Glory.
Milani do të luajë ndaj Arsenalit në Singapor më 23 korrik, ndaj Liverpoolit në Hong Kong më 26 korrik dhe ndaj Perth Glory në Australinë Perëndimore më 31 korrik.
Shumica e lojtarëve kryesorë janë përfshirë në listë, përfshirë Rafael Leao dhe Christian Pulisic, edhe pse Pulisic nuk mori pjesë në miqësoren e brendshme ndaj Milan Futuro të shtunën.
Përforcimet e reja, Samuele Ricci dhe Pietro Terracciano, do të marrin pjesë në turne.
Luka Modric, përforcimi tjetër i vetëm i Milanit këtë verë, ka marrë disa ditë shtesë pushimi pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube në SHBA.
Në një situatë të ngjashme është edhe Santiago Gimenez, i cili është ende me pushime pas pjesëmarrjes në Gold Cup me kombëtaren e Meksikës.
Disa lojtarë të tjerë të Milanit nuk janë grumbulluar, përfshirë mbrojtësin e djathtë Emerson Royal, i cili është ende në rikuperim nga një dëmtim.
Tommaso Pobega, që është pranë kalimit te Bologna, gjithashtu nuk është grumbulluar.
Nuk janë përfshirë as Ismael Bennacer, Yacine Adli dhe Devis Vasquez, të cilët priten të shiten dhe nuk kanë stërvitur ende me Allegrin.
Disa të rinj do të kenë mundësinë të tregohen para Allegrit gjatë turneut të korrikut, si portierët Lorenzo Torriani dhe Noah Raveyre, mbrojtësi Matteo Dutu, anësori Vittorio Magni, mesfushori Christian Comotto dhe sulmuesi Mattia Liberali.
LISTA e plotë e lojtarëve të ftuar:
Portierë: Maignan, P. Terracciano, Torriani, Raveyre
Mbrojtës: Gabbia, Tomori, Thiaw, Pavlovic, Jimenez, Bartesaghi, Dutu, Magni
Mesfushorë: Ricci, Fofana, Musah, Bondo, Loftus-Cheek, Pulisic, Saelemaekers, Comotto
Sulmues: Leao, Colombo, Chukwueze, Liberali, Okafor./GazetaExpress/