string(61) "mesohen-rrethanat-e-vdekjes-se-shtetasit-te-huaj-ne-prishtine"

Mësohen rrethanat e vdekjes së shtetasit të huaj në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 7:21

Një shtetas turk i moshës 80-vjeçare dyshohet se ka rrëshqitur nga shkallët e një restoranti në Prishtinë dhe ka vdekur.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”.

“Në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj”, thuhet tutje në konfirmim.