Mësohen disa nga bashkëpunimet e Taynas për këtë verë - Gazeta Express
string(53) "mesohen-disa-nga-bashkepunimet-e-taynas-per-kete-vere"

Muzike

Gazeta Express

25/04/2022 19:16

Me i fundit

Mësohen disa nga bashkëpunimet e Taynas për këtë verë

Muzike

Gazeta Express

25/04/2022 19:16

Reperja Tayna mësohet se do të vije me disa bashkëpunime këtë verë. GazetaExpress ka mësuar disa nga bashkëpunimet e reperës kosovare këtë verë

Tayna këto ditë ka shkruar se gjatë kësaj jave do të sjellë për fansat e saj një këngë të re.

Lexo Edhe:

Disa burime kanë thënë që Tayna pritet që gjatë këtij muaji do të sjellë një këngë me Gesko. Gesko është njër këngëtarë i muzikës soul, i cili është bërë i njohur me këngën “Malli” që e lansoi vitin e kaluar në tetor.

Më gjasë kjo këngë do të titullohet “S’du me ni”, s’paku kështu aludohet në postimin e Taynas që ajo e publikoi të premten e kaluar.

Por, ky nuk do të jetë kënga e vetme që Tayna do ta lansojë në muajt në vazhdim.

Sipas një burimi të Gazetës Express ajo ka punuar edhe një këngë me Marinin që po ashtu është në listë për t’u lansuar.

Një bashkëpunim tjetër i Taynas që pritet të lansohet po ashtu para muajve të verës, sipas të njëjtit burim të Gazetës Express, është edhe një këngë që Tayna e ka realizuar me reperin Lumi B.

Tayna nuk ka qenë shumë aktive me këngë gjatë muajve të pandemisë, gjithnjë nëse krahasohet me këngëtaren Dafina Zeqiri e cila ka realizuar disa këngë në vitet sa ishte pandemia, në mesin e tyre edhe një album. /GazetaExpress/