Mësohen çiftet çerekfinale në Kupën e Kosovës - Gazeta Express
string(45) "mesohen-ciftet-cerekfinale-ne-kupen-e-kosoves"

Gazeta Express

23/01/2020 11:13

Mësohen çiftet çerekfinale në Kupën e Kosovës

Gazeta Express

23/01/2020 11:13

Në mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të katërt në Kupën e Kosovës në konkurrencën e djemve.

Feronikeli ka shënuar fitore bindëse ndaj Dritës me rezultat 101:66 dhe në çerekfinale do të përballet me Bashkimin.

Lexo Edhe:

Skuadra e Ponte Prizrenit ashtu siç është pritur e ka mundur Prishtinën e Re me rezultat 83:51 dhe në çerekfinale do të ndeshet me Pejën.

Trepça e ka mundur Vushtrrinë me rezultat 85:48 dhe u kualifikua në mesin e tetë skuadrave më të mira. Në rrethin e ardhshëm do të ballafaqohet me Rahovecin, që është organizator i Final 8.

Golden Eagle Ylli e ka eliminuar Megasportin, duke e mundur me rezultat 94:57 dhe në çerekfinale e pret fituesja e Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina.
Final 8 e Kupës së Kosovës do të organizohet nga 11 deri më 15 shkurt në Rahovec.

Rezultatet:

Feronikeli – Drita 101:66
Ponte Prizreni – Prishtina e Re 83:51
Trepça – Vushtrria 85:48
Golden Eagle Ylli – Megasport 94:57