Mesjava i rikthen gjysmëfinalen e “play-offit”, sonte na pret një super-sfidë - Gazeta Express
string(74) "mesjava-i-rikthen-gjysmefinalen-e-play-offit-sonte-na-pret-nje-super-sfide"

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 11:44

Mesjava i rikthen gjysmëfinalen e “play-offit”, sonte na pret një super-sfidë

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 11:44

Mesjava do t’i sjellë përballjet e dyta gjysmëfinale të “Play-offit” në Prince Caffe Superligë.

Gara e sa vjen bëhet më interesante dhe vendimtare, ku katër skuadra luftojnë për titullin e kampionit.

Lexo Edhe:

Golden Eagle Ylli – Peja është sfida që do të luhet sonte.

Therandasit e fituan ndeshjen e parë si mysafirë 84:87, në një takim me kthesa dhe tani Ylli avancon në serinë gjysmëfinale 1:0.

Vendasit synojnë të ngritin epërsinë në 2:0 dhe të afrohen më shumë drejt finales, kurse kampionët të barazojnë serinë në 1:1 dhe të rikthejnë epërsinë e terrenit vendas.

Dueli tjetër do të zhvillohet nesër mbrëma mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Duelin e parë e fituan mitrovicasit 87:81 dhe ata e synojnë fitoren e dytë radhazi në gjysmëfinale, kurse prishtinasit synojnë ta barazojnë serinë në 1:1.

Skuadrat që i shënojnë nga tri fitore do të kualifikohen në finale, derisa për t’u shpallur kampionë nevojiten po ashtu tri fitore. /Gazeta Express/

Gjysmëfinalja

E mërkurë

19:00 Golden Eagle Ylli – Peja

E enjte

19:00 Sigal Prishtina – Trepça