Meshat në Kosovë do të mbahen pa besimtarë për shkak të pandemisë - Gazeta Express
string(65) "meshat-ne-kosove-do-te-mbahen-pa-besimtare-per-shkak-te-pandemise"

Meshat në Kosovë do të mbahen pa besimtarë për shkak të pandemisë

Gazeta Express

01/08/2020 22:46

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka vendosur që meshat në Kosovë të kremtohen pa pjesëmarrje të besimtarëve.

Kështu thuhet në faqen zyrtare në Facebook të Katedrales Nëna Tereza.

Lexo Edhe:

“Ju lajmërojmë se, për shkak të gjendjes së rëndë që është krijuar ditët e fundit në Vendin tonë, Ipeshkvi ynë, Imzot Dodë Gjergji, nëpërmjet një letre dërguar meshtarëve, ka vendosur që meshat do të kremtohen pa pjesëmarrje të besimtarëve”.

“Në Famullinë e Prishtinës do të ketë vetëm një meshë, që do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në orën 11:00, në të cilën ju ftoj të na bashkoheni në LIVE- Streaming në FB të Katedrales”, thuhet në njoftim.