Mesfushori i Schalkes kërkon drejtësi për George Floyd - Gazeta Express
string(54) "mesfushori-i-schalkes-kerkon-drejtesi-per-george-floyd"

Mesfushori i Schalkes kërkon drejtësi për George Floyd

Gazeta Express

30/05/2020 18:42

Mesfushori i Schalkes, Weston McKennie, e mbajti një shirit krahu me mbishkrimin “Drejtësi për George-n”, gjatë ndeshjes së skuadrës së tij kundër Werder Bremenit në Bundesligë.

Weston McKennie e mbajti këtë shirit në krahun e tij për nder të George Floyd, të riut me ngjyrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili vdiq përderisa po mbahej në tokë nga një polic amerikan, përderisa ua bënte të qartë policëve se nuk mund të merrte frymë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

McKennie është vetë amerikan dhe e ka përfaqësuar ekipin kombëtar të SHBA-së gjithsej 19 herë në karrierën e tij.

Tifozët e vërejtën shiritin që e mbante McKennie gjashtë kësaj ndeshjeje të së shtunës dhe 22-vjeçari mori lëvdata të shumta në rrjete sociale për përhapjen e këtij mesazhi.

Vdekja e Floyd ka shkaktuar protesta masive në SHBA gjatë ditëve të fundit.

Një ndër katër policët e përfshirë në arrestimin e George Floyd, një 46-vjeçar afrikano-amerikan i cili vdiq pas arrestit të hënën në Minesota, është arrestuar dhe është tani akuzuar për vrasje me paramendim të gradës së tretë, si dhe vrasje pa paramendim.

Oficeri Derek Chauvin është polici që shihet në videon e xhiruar nga një kalimtar, duke mbajtur gjurin në qafën e viktimës, ndërkohë që George Floyd dëgjohet duke u ankuar se nuk merr dot frymë. Videoja vazhdon mbi pesë minuta, kur George Floyd është i shtrirë përtokë dhe oficeri Derek Chauvin vazhdon ta mbajë nën kontroll me gjurin në qafë. /Gazeta Express/