Mesazhi i Valon Berishës: “Së bashku ia dalim për gjithçka” - Gazeta Express
string(56) "mesazhi-i-valon-berishes-se-bashku-ia-dalim-per-gjithcka"

Mesazhi i Valon Berishës: “Së bashku ia dalim për gjithçka”

Gazeta Express

28/05/2020 17:17

Berisha ka reaguar me një mesazh në Facebook pas fitores së Fortuna Dusseldorfit.

Fortuna Düsseldorf e ka mposhtur 2-1 Schalken të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 28 në Bundesliga, duke bërë një hap të madh në luftën për mbijetesë.

Lexo Edhe:

Në këtë ndeshje, Valon Berisha ishte titullar dhe u largua nga loja në minutën e 81-të.

Ai bëri paraqitje të kënaqshme dhe pas takimit, ka reaguar me një mesazh në llogarinë e tij në Facebook.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës beson se të bashkuar mund t’ia arrijnë qëllimit, e që është mbetja në ligë.

“Së bashku ia dalim për gjithçka”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Gazeta Express/