Mesazhi i Ramos pas eliminimit nga Champions, ua kujton të gjithëve Superkupën dhe La Ligën - Gazeta Express
string(90) "mesazhi-i-ramos-pas-eliminimit-nga-champions-ua-kujton-te-gjitheve-superkupen-dhe-la-ligen"

Gazeta Express

09/08/2020 12:46

Mesazhi i Ramos pas eliminimit nga Champions, ua kujton të gjithëve Superkupën dhe La Ligën

Gazeta Express

09/08/2020 12:46

Real Madridi e mbylli sezonin me Superkupën e Spanjës dhe La Ligën, dy trofe të rëndësishëm, por eliminimi nga Liga e Kampionëve ka lënë shije të hidhur në shtëpinë e Los Blancos.

Sergio Ramos, kapiteni i Real Madrid, nuk fshihet dhe i ka bërë një përmbledhje sezonit të Real Madridit.

Lexo Edhe:

Natyrisht e ka vlerësuar si të veçantë, por eliminimi nga Champions gjithmonë është i rëndë, pasi sipas Ramos, nga Reali gjithmonë pritet shumë e më shumë.

“Është mbyllur një sezon i çuditshëm, shumë i vështirë për të gjithë”, ka shkruar kapiteni i Los Blancos në Instagram.

“Ka një shije të hidhur dhe të ëmbël njëkohësisht, sepse ne jemi Real Madrid dhe jemi të detyruar të fitojmë gjithçka. Duhet të vlerësojmë fitimin e kampionatit, veçanërisht për rrethanat e veçanta në të cilat kemi luajtur”.

“Edhe Superkupa, por na ka trishtuar eliminimi nga Champions League. Donim më shumë. Tani është momenti pushojmë për t’u kthyer më të motivuar sezonin e ardhshëm”.

“Kjo fanellë dhe kjo histori meritojnë gjithmonë më shumë. Në fitore, në humbje, gjithmonë: HALA MADRID. Faleminderit për mbështetjen tuaj, edhe në distancë”, ka përfunduar Ramos.

Në aspektin personal, Ramos pati sezonin më të mirë në karrierë.

Ai e mbylli sezonin me 13 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat. /Gazeta Express/