Papa Leone XIV ka përcjellë një tjetër mesazh kundër konflikteve aktuale në botë, duke thënë se nuk mund të besohet te Jezusi dhe të bëhet luftë.
“Nuk mund të besojmë te Jezusi dhe të bëjmë luftë. Nuk mund të besojmë te Jezusi dhe të vrasim të pafajshmit. Nuk mund të besojmë te Jezusi dhe të braktisim ata që vuajnë, ata që qajnë, ata që ikin nga varfëria.”, tha Papa.
Këtë deklaratë Papa Leone e bëri nga Mesha solemne në Sagrada Familia në Barcelonë, në një kohë kur bota përballet me disa konflikte.
Po ashtu këto komente vijnë disa javë pasi Papa u përfshi në një përplasje publike me presidentin e SHBA-së Donald Trump për shkak të deklaratave të tij kundër luftës.
Presidenti amerikan e sulmoi duke thënë se po vinte në rrezik katolikët në botë dhe se Papa ka qëndrime që, sipas tij, e bëjnë të pranueshme idenë që Irani të ketë armë bërthamore.