Mesazhi i Luis Enriques emocionon gjithë Spanjën: “Këtë ndeshje do ta fitojmë së bashku” - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

03/04/2020 21:40

Mesazhi i Luis Enriques emocionon gjithë Spanjën: “Këtë ndeshje do ta fitojmë së bashku”

Futboll

Gazeta Express

03/04/2020 21:40

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është protagonist në një video emocionues të publikuar nga Federata e Futbollit të Spanjë, në këtë kohë krize që ka kapluar vendin.

Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi, që ka mbytur mbi 10 mijë persona, derisa janë infektuar mbi 100 mijë.

 Enrique ka përjetuar së fundmi momente më të vështira në jetë, pas humbjes së vajzës nga një sëmundje e rëndë, por ka gjetur forcën për të vazhduar përpara.

Përmes kësaj video, ai ka dërguar mesazhe te të gjithë bashkëvendësit, që së bashku ta mundin edhe këtë armik të padukshëm, “së bashku do ta fitojmë edhe këtë ndeshje”.

“Kjo është skuadra kombëtare, më të mirët luajnë këtu. Do të fitojmë, e kemi bërë edhe herë të tjera. Nuk duhet të ndalemi, t’i duartrokasim sepse bashkë mund t’ia dalim. Do ta fitojmë këtë betejë”, tha ai.

Trajneri spanjoll i ka ftuar të gjithë që të mos dorëzohen dhe ka “grumbulluar” të gjithë ata që janë në vijë të parë kundër kësaj ndeshjeje shumë të vështirë.

Në “fushë”, mjekë, operatorë sanitarë, policë, vullnetarë, ushtarë, zjarrfikës. Trajneri thekson se “të gjithë po luftojnë ndaj një kundërshtari të padukshëm. Dhe është kjo ajo që i bën të mëdhenj”.

“Prindërit tanë, gjyshërit tanë, do të zbrisnin në fushë dhe do të fitonin nëse do ta kishin të mundur. E kanë bërë edhe herë të tjera. Këtë herë jemi ne ata që zbresim në fushë dhe duhet ta bëjmë për ata. Kjo është ndeshja e jetës sonë, nuk është momenti të dorëzohemi, Spanja nuk di se çfarë do të thotë humbje. Do të fitojmë”, thotë Enrique mes tjerash në mesazhin emocionues. /Gazeta Express/