Mesazhi i Lewandowskit para përballjes me Barcelonën - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

09/08/2020 15:59

Mesazhi i Lewandowskit para përballjes me Barcelonën

Futboll

Gazeta Express

09/08/2020 15:59

Bayern Munich vs Barcelona, do të jetë super përballja në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona e eliminoi Napolin kurse Bayerni Chelsean dhe tani do të përballen mes vete në një ndeshje në Lisbonë ku fituesi siguron biletën për në gjysmëfinale të Champions League.

Para kësaj ndeshje ka folur njeriu më në top formë i Bayernit, sulmuesi Robert Lewandowski.

“Është koha të fokusohemi vetëm për ndeshjen e radhës dhe të luajmë mirë si ekip”, u shpreh Lewa.

“Më e rëndësishmja është të luajmë mirë në rundin tjetër. Duhet të tregojmë si ekip se jemi më të mirë se Barcelona për të arritur në gjysmëfinale”.

“Barcelona gjithmonë është e rrezikshme dhe luan futboll të bukur. Duhet të jemi të fokusuar nga minuta e parë dhe të tregojmë kualitetet tona. Ekipi më i mirë do të luajë më pas në rundin tjetër”. /Gazeta Express/