Mesazhi i Lajçakut për pasardhësin e tij Sorensen: I uroj durim dhe këmbëngulje, ne nuk u dorëzuam - Gazeta Express
string(96) "mesazhi-i-lajcakut-per-pasardhesin-e-tij-sorensen-i-uroj-durim-dhe-kembengulje-ne-nuk-u-dorezuam"

Lajme

Gazeta Express

31/01/2025 20:47

Mesazhi i Lajçakut për pasardhësin e tij Sorensen: I uroj durim dhe këmbëngulje, ne nuk u dorëzuam

Lajme

Gazeta Express

31/01/2025 20:47

Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, nga nesër nis punën si emisari i ri i dialogut Kosovë-Serbi.

Detyra e tij primare, siç e përshkroi Këshilli i BE-së, do të jetë kontributi në këtë proces dhe veçanërisht zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila u arrit gjatë mandatit të ndërmjetësit Miroslav Lajçak.

Ky i fundit nga përvoja e tij gati pesëvjeçare, në një intervistë për Gazetën Express pati një urim për të.

“I uroj durim dhe këmbëngulje”.

Sllovaku, i cili në këtë intervistë i potencoi dallimet e mëdha mes Kosovës dhe Serbisë,  po ashtu pati një mesazh për danezin – që të mos dorëzohet.

“Çka është bërë në të kaluarën, është arritur sepse nuk u dorëzuam. I uroj shumë që të ketë sukses në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”.

Në ditën e fundit, Lajçak foli me siguri se procesin po e lë në duar të sigurta.

“Pasardhësi im Peter Sorensen është diplomat me përvojë dhe besoj se do të bëjë përpjekje të palodhura për të ecur përpara, duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023”, tha Lajçak, duke shtuar se pa zbatimin e saj, është e vështirë të shihet përparim në integrimin në BE për cilëndo prej palëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement