Mesazhi i Kosnett: I falënderoj kosovarët që shfaqën brengat për vdekjen e George Floyd - Amerika do të dalë më e fuqishme - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

05/06/2020 16:39

Mesazhi i Kosnett: I falënderoj kosovarët që shfaqën brengat për vdekjen e George Floyd – Amerika do të dalë më e fuqishme

Lajme

Gazeta Express

05/06/2020 16:39

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka falendëruar qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe ngushëllimet me rastin e vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, vdekje kjo që nxiti reagime dhe dhunë të tmerrshme nëpër rrugët e Amerikës.

“Dëshiroj t’i falënderoj ata qytetarë të Kosovës që kanë shprehur ngushëllimet dhe brengën e tyre për vdekjen e Xhorxh Flojdit (George Floyd). Qeveria federale, si dhe autoritetet e shtetit federal dhe ato lokale – dhe populli amerikan – janë thellësisht të përkushtuara për drejtësi për Z. Floyd dhe familjen e tij”, ka thënë Kosnett, raporton Express.

Kosnett ka rikujtuar edhe fjalët e presidentit Trump i cili e ka cilësuar vdekjen e George Floyd si një tragjedi të rëndë që nuk do të duhej të kishte ndodhur kurrë.

“Presidenti Trump ka deklaruar: „Vdekja e George Floydit në rrugët e Mineapolisit ishte tragjedi e rëndë, që nuk do të duhej të kishte ndodhur kurrë. Ajo i ka mbushur amerikanët anembanë vendit me ndjenjë të tmerrit, zemërimit dhe pikëllimit”… Prokurorët kanë ndërmarrë hapa të shpejtë për ngritjen e akuzës, duke respektuar plotësisht një proces të drejtë për të gjithë të përfshirët në rast”, ka shtuar tutje Kosnett në një mesazh të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës.

Konsett beson që SHBA’ja do të tejkalojë një moment të tillë të tmerrshëm dhe se do të bëhet edhe më e përkushtuar në përmbushjen e premtimit historia për përmbushjen e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët. Diplomati amerikan ka thënë se të njëjtën gjë e dëshirojnë edhe për qytetarët e Kosovës.

“Si amerikan dhe si njeri, e ndaj zemërimin për vdekjen e Z. Floyd dhe i kam shikuar ngjarjet që pasuan në rrugët e qyteteve amerikane me shqetësim të thellë. Përderisa vazhdojmë të përfytemi me diskriminimin në jetën dhe drejtësinë amerikane, objektet si Memoriali Kombëtar për Paqe dhe Drejtësi dhe Muzeu i Trashëgimisë (https://museumandmemorial.eji.org/memorial) na ndihmojnë të ekzaminojmë të kaluarën në mënyrë të sinqertë dhe ta dyfishojmë vendosmërinë tonë për të mundësuar drejtësinë në të tashmen.Unë besoj se Amerika do të dalë nga ky çast i tmerrshëm më e fuqishme dhe edhe më e përkushtuar për të gjetur rrugën përpara për të përmbushur premtimin historik të të drejtave të barabarta dhe drejtësisë së barabartë për të gjithë qytetarët. Kjo do të kërkojë veprim të bashkërenditur të qeverisë dhe qytetarëve, me ndihmën e shtypit të lirë.Të njëjtën gjë e duam edhe për Kosovën”, ka përfunduar Kosnett./Express/