string(79) "mesazhi-i-ambasades-se-shba-asgjesim-i-rames-berisha-faktojme-farsen-e-11-majit"

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2025 17:22

“Mesazhi i ambasadës së SHBA, asgjësim i Ramës”, Berisha: Faktojmë farsën e 11 Majit

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2025 17:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit, duke e konsideruar procesin si të manipuluar dhe jo legjitim. Në një deklaratë për mediat, Berisha komentoi edhe mesazhin e urimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara për procesin zgjedhor, duke thënë se ai në fakt përfaqëson një dënim të heshtur të mazhorancës aktuale.

“Merr e lexoni të gjitha deklaratat e mëparshme të asaj ambasade për zgjedhjet, për ta kuptuar shumë më mirë se cili ishte thelbi i deklaratës. Lexoni ato të vitit 2021. Urohen shqiptarët. As nuk mohohet as nuk pohohet farsa. Pse nuk e përshëndeti Edi Rama atë urim. Më thuaj pak. Ai po e priste si diçka hyjnore atë urim. Pse nuk e përshëndeti. Pra faktikisht është asgjësimi i Edi Ramës”, shtoi Berisha në reagimin e tij ne rrjete sociale.

Në vijim të denoncimeve, kryedemokrati u ndal tek vota e diasporës në qarkun e Fierit dhe atë të Vlorës, që sipas tij shënon edhe kapitullin më të zi të asaj që e cilëson farsë elektorale.

“Në Fier, siç e shihni, PD dhe koalicioni në këtë kuti merr 21 vota kundrejt 341 votave të PS. Përsëri këtu, PD merr fiks 21 vota kundrejt 206 votave të PS. E treta, 21 vota kundrejt 284 votave. Përsëri, PD dhe koalicioni merr 21 vota kundrejt 302 votave. PD merr përsëri 21 vota, 346 vota Lubia dhe Edi Rama. Vlora, këtu kanë qenë më dorëlëshuar. 26 vota PD kundrejt 210 vota PS. 26 vota PD dhe aleanca, 246 vota Lubi Balluku dhe Bledar Droga. Tjetra. 26 vota PD, 249 vota për PS-në.Tjetra. 26 vota PD, 2019 vota për PS-në. 20 vota për PD, 40 vota për PS-në. 20 vota për PD, 253 vota për PS-në. Vazhdojmë….20 vota për PD-në, 175 vota për PS-në. 20 vota për PD-në, 214 vota për PS-në”.

Pas manipulimeve, Berisha tha se qëndrojnë dy njërëzit më besnikë të Kryeministrit.

“Nën drejtimin e Ballës e lubi Ballukut janë dërguar të mbushin votat dhe mungojnë 60 mijë vota, që janë përdorur brenda vendit”.

Një paralajmërim dha për kreun e KQZ-së, duke ashpërsuar tonet ndaj Ilir Rusmajlit.

“Paralajmëroj Ilirjan Celibashin të dorëzojë çdo dokument që kërkohet në përputhje me ligjin dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm prej mercenari të Ilir Rusmajlit, që ka votuar dje të mos u japin procesverbalet e qendrave të votimit kandidatëve apo PD-së për Kukësin, ku kemi fituar”.

Krahas provave nga të vetët në terren, tha se ka siguruar edhe një “armë” nga radhët e kundërshtarit.

“Kanë zhvilluar veprimtari kriminale me laptop. Laptopi flet shumë, shkoni atje, shkoni në filan vend, merrni në filan vend, fola me spedicierin, i kemi të gjitha, do dalin këto, do shihni çfarë procesi ka qenë”.