Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas fitores së Kosovës kundër Sllovakisë.
Rama në Bratisllavë ka postuar foto me ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca e kryetarin e Mitrovicës Faton Peci.
“Qiti paret Kryeminister Albin Kurti”, ka shkruar ai.
Albin Kurti ka premtuar se nëse Kosova e mposht Sllovakinë do pasojë shpërblimi prej 500 mijë eurosh.
Rama vitin e kaluar ishte bërë viral kur iu kishte drejtuar Ministrit Hekuran Murati gjatë Qeverisë Kurti 2 për ndarjen e parave për t’i kryer obligimet ndaj Trafikut Urban.
“Qiti paret ministër, qiti paret, mënjëherë!” – ishte thirrja e Përparim Ramës. /Gazeta Express

Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...