Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian - Gazeta Express
string(65) "mesazhet-kryesore-te-macron-nga-telefonata-me-presidentin-iranian"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 21:39

Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 21:39

Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur rrjetet sociale për të thënë se sot pati një telefonatë me presidentin e Iranit.

Macron i ka ndarë mesazhet e tij kryesore nga telefonata, transmeton Telegrafi.

Lirimi i shtetasve francezë të ndaluar Cecile Kohler dhe Jacques Paris

Mbrojtja e shtetasve dhe objekteve franceze në Iran, “të cilat nuk duhet t’i nënshtrohen asnjë kërcënimi”

Respektimi i armëpushimit për të ndihmuar në rivendosjen e paqes në rajon

Kthimi në tryezën e negociatave për të adresuar çështjet balistike dhe bërthamore

Mbrojtja e kuadrit të Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore dhe rifillimi i shpejtë i punës së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Iran, për të siguruar transparencë të plotë

Macron thotë se do të vazhdojë të punojë në ditët në vijim për të arritur qëllimet.