Në ditën e saj të lindjes, Sara Gjordeni ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë dhe familjarët
E sigurisht nuk mund të mungonte urimi nga bashkëshorti i saj, Bardhi.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, këngëtari i njohur shprehet se është i bekuar që ka Sarën në jetën e tij. Gjithashtu shpreh dëshirën që në ditëlindjen tjetër, vajza e tyre Nea të ketë një vëlla.
Moderatorja e ka postuar urimin e partnerit të saj dhe bashkëngjitur me të shkruan se gjithçka është ‘ok’, por me pjesën e fundit duket se nuk është edhe aq dakord.
“Gjithçka ok ri te pjesa e fundit e fjalisë…”, shkruan Sara në postimin e saj në “Instastory”.
Kujtojmë se Sara Gjordeni dhe Bardhi u njohën dhe krijuan një lidhje teksa ishin pjesë e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”. Teksa shumë ishin skeptikë për romancën e tyre, ata u treguan të gjithëve se sa e fortë ishte dashuria e tyre.
Sara dhe Bardhi janë të martuar dhe kanë së bashku një vajzë, Nea.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...