Mesazhe mashtruese, Njësia për Siguri Kibernetike thirrje qytetarëve për kujdes: Adresoni që t’i hetojmë - Gazeta Express
string(101) "mesazhe-mashtruese-njesia-per-siguri-kibernetike-thirrje-qytetareve-per-kujdes-adresoni-qe-ti-hetojme"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 16:38

Mesazhe mashtruese, Njësia për Siguri Kibernetike thirrje qytetarëve për kujdes: Adresoni që t’i hetojmë

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 16:38

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga mesazheve mashtruese. Në postim thuhet se në këto SMS thuhet se automjetet e qytetarëve janë regjistruar nga pajisjet e sigurisë dhe ku pretendohet se ata duhet të paguajnë gjobën në trafik.

Në postim thuhet edhe se këta SMS dërgohen nga numra që janë jashtë Kosovës dhe përmbajnë URL te shkurtra, dhe se qytetarët luten që të mos klikojnë në URL që vijnë përmes mesazheve të tilla.

Postimi:

KUJDES NGA SMS MASHTRUES!

Me qëllim të informimit të publikut të gjerë, ju lusim të jeni të vëmendshëm të mos bini pre e mashtrimeve përmes SMS të cilët përmbajnë URL mashtruese duke pretenduar se automjeti juaj është regjistruar nga pajisjet e sigurisë dhe ku pretendohet se ju duhet të paguani gjobën në trafik.

SMS të tillë dërgohen nga numra që janë jashtë Kosovës dhe permbajne URL te shkurtera.

Ju lusim që të mos klikoni në URL që vijnë përmes mesazheve të tilla. Në asnjë rast nuk dërgon SMS mesazhe ku kërkohet pagesa e gjobave në trafik.

Secili që pranon SMS të tillë ti adresoni në emalin [email protected] me qellim të marrjes së masave për bllokim dhe hetim.