Mesazh i qartë nga Agim Ademi: “S’ka kundërshtar të lehtë, por Kosova është e gatshme për finale” - Gazeta Express
string(92) "mesazh-i-qarte-nga-agim-ademi-ska-kundershtar-te-lehte-por-kosova-eshte-e-gatshme-per-finale"

Sport

Gazeta Express

20/11/2025 16:14

Mesazh i qartë nga Agim Ademi: “S’ka kundërshtar të lehtë, por Kosova është e gatshme për finale”

Sport

Gazeta Express

20/11/2025 16:14

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është shprehur i vendosur dhe optimist pas shortit të play-offit, ku Kosova do të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinale.

Ademi tha se çdo kundërshtar në këtë fazë është i fortë, por theksoi se Dardanët kanë të gjitha mundësitë për ta kaluar këtë pengesë, shkruan Gazeta Express.

“Shorti është gjithmonë finale, secili ekip është shumë i fortë. Ne, nëse e japim 100%, e kalojmë këtë hap duke shkuar në finale që zhvillohet në Prishtinë kundër Turqisë ose Rumanisë,” deklaroi ai.

Ademi nënvizoi se forma fizike e futbollistëve do të jetë vendimtare për suksesin, duke shtuar se përfaqësuesja ka potencial të mjaftueshëm për të bërë historinë.

“Ne do të japim më të mirën, sepse nëse gjithë lojtarët janë në formë të mirë fizike dhe nuk ka lëndime apo mungesa për shkak të kartonëve, jam i bindur se hapin e parë do ta kalojmë,” theksoi kreu i FFK-së.

Kosova synon të arrijë finalen e madhe të play-offit që do të luhet në Prishtinë, ku në pritje janë Turqia ose Rumania, në varësi të rezultatit të gjysmëfinales tjetër. Dardanët pritet të nisin përgatitjet intensive për sfidën ndaj Sllovakisë, e cila do të vendosë shumë për ëndrrën e kualifikimit. /GazetaExpress/