Mes valles dhe muzikës, gjysmën e jetës ia dedikoi ansamblit “Rugova” - Gazeta Express
string(66) "mes-valles-dhe-muzikes-gjysmen-e-jetes-ia-dedikoi-ansamblit-rugova"

Gazeta Express

09/06/2020 15:19

Mes valles dhe muzikës, gjysmën e jetës ia dedikoi ansamblit “Rugova”

Gazeta Express

09/06/2020 15:19

Gazetare: Albulena Demaku

Vesel Nikçi është 69 vjeçi nga Peja, i cili ka kaluar gjysmën e jetës së tij në Ansamblin “Rugova”, pjesë e të cilit kanë qenë pesë gjenerata të kësaj familje.

Ky ansambël karakterizohet me specifika të veçanta të rajonit të Rugovës.

Krahas valles e koreografive të shumta, Nikçi po ashtu gëzon një talent shumë specifik. Ai këndon dhe bën melodi me gjethe të bimëve të ndryshme, raporton emisioni #gjesi në T7.

Duke qenë pjesëmarrës në shumë festivale vendore dhe ndërkombëtare, Ansambli “Rugova” është fitues i shumë çmimeve.

E përveç anëve pozitive, ansambli gjatë funksionimit të tij është përballur edhe me sfida të shumta.

Krahas valleve, këngës dhe lojërave, Ansambli “Rugova” ka realizuar edhe filma dhe dokumentarë të ndryshëm.

Ky ansambël është duke u përgatitur që të marrë pjesë në festivale të ndryshme vendore dhe ato të rajonit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement