string(82) "mes-luftes-dhe-tarifave-g7-ne-kanada-diskuton-ukrainen-dhe-kaosin-tregtar-te-trump"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 11:27

Mes luftës dhe tarifave: G7 në Kanada, diskuton Ukrainën dhe “kaosin” tregtar të Trump

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 11:27

Ministrat e financave të shtatë ekonomive më të mëdha të botës (G7) janë mbledhur në Kanada, për të diskutuar mbështetjen ndaj Ukrainës dhe shqetësimet në rritje lidhur me pasojat e politikave tregtare jokonvencionale të Donald Trump.

Sipas The Guardian, ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, ka paralajmëruar para takimit se mosmarrëveshjet tregtare me SHBA-në duhet të zgjidhen sa më shpejt, pasi ato paraqesin një barrë për ekonominë dhe sigurinë e vendeve të punës.

Poashtu në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë, ministri ka theksuar se në vend të përçarjeve të brendshme, G7 duhet të tregojë qartë se “do të qëndrojë fort në krah të Ukrainës” dhe të kundërshtojë “shkatërrimin e tmerrshëm të shkaktuar nga lufta e presidentit rus, Vladimir Putin.”

Është bërë e ditur se në takim do të marrë pjesë edhe ministri i financave të Ukrainës, Sergii Marchenko, duke nënvizuar kështu angazhimin e vendit për bashkëpunim të vazhdueshëm me aleatët perëndimorë në kushtet e luftës.

Takimi zhvillohet në një kohë kur Europa po përpiqet të mbajë presionin mbi Rusinë me një raund të ri sanksionesh.