Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në rizgjedhjen e këtij të fundit në krye të ekzekutivit. Në letrën drejtuar Kurtit, Merz shprehet i ‘’gëzuar’’ se do të ‘’vazhdojnë së bashku të thellojnë marrëdhëniet e ngushta’’ mes dy vendeve, përcjell Gazeta Express.
Merz në letrën e tij, shkruan edhe se para Kurtit dhe qeverisë që do të udhëheqë ai ‘’qëndrojnë detyra sfiduese’’.
‘’ . Jam i bindur se me përvojën tuaj do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejmë euro-atlantik të Kosovës’’, është shprehur Merz.
Kancelari gjerman po ashtu ka deklaruar se, gjatë këtyre procese, Kosova e ka një partner ‘’të fortë’’ në Gjermani.
Kancelari Federal Merz uron Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti
I nderuar zoti Kryeministër,
Me rastin e rizgjedhjes suaj, ju përgëzoj përzemërsisht. Gëzohem që do të vazhdojmë së bashku të thellojmë marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore ndërmjet vendeve tona.
Para jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se me përvojën tuaj do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejmë euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të mëtejshme në dialogun e normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Ju siguroj se Kosova në këto procese ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm në krah.
Ju uroj suksese dhe mbarësi në ushtrimin e mëtejmë të detyrës suaj.
Me respekt,
Friedrich Merz
Kancelar Federal i Republikës Federale të Gjermanisë