Merz: Trump tha se takimi Putin-Zelensky do të zhvillohet brenda dy javësh - Gazeta Express
string(73) "merz-trump-tha-se-takimi-putin-zelensky-do-te-zhvillohet-brenda-dy-javesh"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 7:07

Merz: Trump tha se takimi Putin-Zelensky do të zhvillohet brenda dy javësh

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 7:07

Kancelari gjerman tha se pasi Trump foli me Putinin, ai tha se presidenti rus ra dakord për një takim me Zelenskyn brenda dy javësh.

Ai tha se vendi ishte ende i papërcaktuar, por se takimi midis udhëheqësve në luftë do të pasohej nga një takim trepalësh ku do të përfshihej Trump, citon Al Jazeera.

Ai poashtu i ka mirëpritur komentet e Trumpit në lidhje me gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të koordinuar garancitë e sigurisë që i ofrohen Ukrainës nga vendet evropiane.

Merz u bëri thirrje të gjitha vendeve evropiane të marrin pjesë në këto garanci sigurie, duke shtuar se ndihet sikur “këto janë ditë vendimtare për Ukrainën”.

Ai për takimin e sotëm tha se pritjet jo vetëm që u përmbushën, por u tejkaluan.