Merz në krah të Izraelit pas sulmit ndaj Iranit, por bën thirrje për përmbajtje - Gazeta Express
string(87) "merz-thote-se-netanyahu-e-ka-njoftuar-per-sulmin-ndaj-iranit-ben-thirrje-per-permbajtje"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 10:23

Merz në krah të Izraelit pas sulmit ndaj Iranit, por bën thirrje për përmbajtje

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 10:23

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se është informuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për sulmin e Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike të premten në mëngjes.

Reuters shkruan se sipas deklaratës së lëshuar nga Merz, Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe Irani nuk duhet të zhvillojë armë bërthamore. Megjithatë, ai u ka bërë thirrje të dy palëve që të përmbahen nga veprime që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm.

“Ne u bëjmë thirrje të dy palëve të përmbahen nga hapa që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të destabilizojnë të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratën e Merz.

Kujtojmë se Izraeli ndërmori goditje ndaj Iranit të premten, duke thënë se kishte në shënjestër objekte bërthamore, fabrika raketash balistike dhe komandantë ushtarakë, në kuadër të një operacioni për të ndaluar Teheranin të krijojë armë atomike.

Bëhet e ditur se kancelari gjerman ka mbledhur kabinetin e sigurisë, për të marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve gjermanë në Izrael, Iran dhe rajon, e poashtu për të rritur sigurinë në objektet hebraike dhe izraelite.

Merz ka theksuar se Gjermania ka shprehur prej vitesh shqetësimin për programin e avancuar bërthamor të Iranit, duke shtuar se Teherani vazhdon të mos përmbushë detyrimet për transparencë në lidhje me pasurimin e materialit të tij për armë bërthamore. Ai ka bërë të ditur se Gjermania po bashkëpunon ngushtë me partnerët – në veçanti me SHBA-në, Britaninë dhe Francën – për menaxhimin e krizës.