Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të mërkurën se nuk duhet të ketë asnjë zgjidhje në Ukrainë në formën e një “paqeje të diktuar” nga Moska , raporton Agence France-Presse (AFP).
Duke iu drejtuar parlamentit, Merz tha se nuk duhet të ketë “asnjë nënshtrim ndaj fakteve të krijuara ushtarakisht kundër vullnetit të Ukrainës”.
Sipas Reuters, Merz tha gjithashtu se perëndimi nuk duhet të lejojë veten të përçahet për Ukrainën, duke shtuar se po punonte për të siguruar unitetin midis partnerëve evropianë dhe amerikanë se si t’i jepet fund luftës.
Perëndimi nuk mund të pranonte një nënshtrim ndaj fakteve të arritura në terren nga ushtria ruse , tha ai në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm në parlament që kur u bë kancelar javën e kaluar.
“Shpresojmë dhe po punojmë shumë për të siguruar që ky qëndrim i qartë të mbështetet jo vetëm në të gjithë Evropën, por edhe nga partnerët tanë amerikanë”, tha Merz.