Merz: Gjermania nuk do ta njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së - Gazeta Express
string(87) "merz-gjermania-nuk-do-ta-njohe-shtetin-palestinez-ne-asamblene-e-pergjithshme-te-okb-se"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 7:32

Merz: Gjermania nuk do ta njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 7:32

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi sot se Gjermania nuk do t’i bashkohet iniciativës së aleatëve perëndimorë për njohjen e shtetit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm.

Merz këtë e bëri të ditur në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin kanadez, Mark Carney, i cili muajin e kaluar paralajmëroi se Kanadaja planifikon ta njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme, pas njoftimeve të ngjashme nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.

“Qëndrimi i qeverisë federale është i qartë sa i përket njohjes së mundshme të një shteti palestinez. Kanadaja është në dijeni për këtë. Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj nisme. Nuk shohim që kushtet janë plotësuar,” tha Merz.