Merz flet me Netanyahun, i kërkon përmbajtje në luftën kundër Iranit - Gazeta Express
string(67) "merz-flet-me-netanyahun-i-kerkon-permbajtje-ne-luften-kunder-iranit"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 16:53

Merz flet me Netanyahun, i kërkon përmbajtje në luftën kundër Iranit

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 16:53

Një burim i qeverisë gjermane e ka njoftuar Reuters për një bisedë telefonike të zhvilluar mes kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë së cilës raportohet se Merz i ka bërë thirrje Netanyahut për përmbajtje në fushatën ushtarake ndaj Iranit.

Sipas burimit, Merz në parim ka shprehur mbështetje për sulmet e Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit, por edhe ka theksuar rëndësinë e zgjidhjeve diplomatike për konfliktin.

Më herët kemi raportuar se Gjermania planifikon të zhvillojë bisedime bërthamore me partnerët e saj evropianë dhe ministrin e jashtëm iranian në përfaqësinë e përhershme gjermane në Gjenevë, ditën e premte. Ndërsa, qëllim i bisedimeve është të sigurohen garanci nga Irani se programi i tij bërthamor përdoret vetëm për qëllime civile.