Merz e akuzon Putinin për “luftë hibride” ndaj Gjermanisë - Gazeta Express
string(55) "merz-e-akuzon-putinin-per-lufte-hibride-ndaj-gjermanise"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 22:44

Merz e akuzon Putinin për “luftë hibride” ndaj Gjermanisë

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 22:44

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, e akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, se po zhvillon një “luftë hibride” ndaj Gjermanisë.

“Ai po zhvillon një luftë të informacionit ndaj nesh. Ai po zhvillon një luftë ushtarake kundër Ukrainës dhe kjo luftë është e drejtuar ndaj të gjithë nesh”, tha Merz për transmetuesin gjerman, Ntv më 6 tetor.

Sipas udhëheqësit gjerman, presidenti rus po dëshiron që ta përmbysë rendin politik të Evropës.

“Prandaj ne e mbështesim Ukrainën”, shpjegoi Merz, duke shtuar se është në interesin e Gjermanisë që të mbrojë rendin politik të shoqërive të hapura dhe liberale në Evropë.

Kur u pyet në mënyrë specifike nëse Putini po zhvillon luftë kundër Gjermanisë, Merz u përgjigj:

“Ai po zhvillon një luftë hibride kundër të gjithë neve”.

Sa i përket shtimit të incidenteve me dronë në Gjermani dhe në mbarë Evropën, Merz tha se “e njohim kërcënimin”, duke shtuar se Putini po dëshiron të nxisë frikë.

“Ne nuk do të frikësohemi dhe po ashtu do ta mbrojmë veten në mënyrë efektive kundër këtij kërcënimi”, theksoi Merz.

I pyetur nëse po e shqyrton idenë që të thërras Putinin, Merz tha se patjetër që po e shqyrton një mundësi të tillë.

“Mund të them se çdo përpjekje për të biseduar me të në këtë moment përfundon me sulme edhe më të ashpra ndaj Ukrainës”, shtoi ai.

Gjermania është mbështetësja më e dytë më e madhe në botë – pas Shteteve të Bashkuara – sa i përket ndihmës ushtarake për Ukrainën, që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022. /REL