“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm! - Gazeta Express
string(97) "merrni-mbrapsht-te-burgosurit-trump-kercenon-venezuelen-do-te-paguani-nje-cmim-te-paimagjinueshem"

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 23:44

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 23:44

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk do të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit që ai tha se qeveria në Karakas i kishte detyruar të hynin në Shtetet e Bashkuara.

Pa dhënë detaje të mëtejshme, Trump tha se midis të burgosurve ishin “njerëz nga institucione psikiatrike”.

Ne duam që Venezuela të pranojë menjëherë të gjithë të burgosurit dhe njerëzit nga institucionet psikiatrike, përfshirë institucionet më të këqija psikiatrike në botë, që ‘udhëheqja’ venezueliane i ka detyruar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mijëra njerëz janë plagosur rëndë, madje edhe janë vrarë, nga këta ‘monstra’. Nxirrini ata nga vendi ynë, menjëherë, përsëri çmimi që do të paguani do të jetë i paparashikueshëm!“, shkroi presidenti amerikan.

Por, Trump nuk specifikoi se çfarë masash do të vendoste nëse Venezuela do ta shpërfillte kërkesën e tij.