“Merri krejt” e Dafina Zeqirit përmes fotografive - Gazeta Express
string(47) "merri-krejt-e-dafina-zeqirit-permes-fotografive"

“Merri krejt” e Dafina Zeqirit përmes fotografive

Gazeta Express

16/02/2020 23:38

Dafina Zeqiri, realizoi këngën e saj të re “Merri krejt”, të cilën e lansoi më 12 shkurt e kënga ishte befasi për shumë nga fansat e saj

Këngëtarja, u lavdua shumë jo vetëm për këngën por edhe për klipin e realizuar, derisa ai e paraqet këngëtaren futuristike edhe në grim e edhe në stilin e saj modern.

Lexo Edhe:

Kënga nuk ka arritur ende një milion klikime, por komentet e fansave por edhe kritikëve të muzikës deri me tani kanë qenë të mira.

Në thelb, kënga “Merri krejt”, paraqet një vajzë e cila jep gjithçka por që në fund mbetet e tradhtuar.

Ajo kërkon dublifikimin e kësaj dashurie duke krijuar një dashuri të re dhe një person me inteligjencës artificiale, e cila në fund edhe e vret këngëtaren.

Me poshtë janë disa nga fotot e këngëtares që janë të nxjerra nga ky videoklip. /GazetaExpress/