string(66) "merret-vendimi-perfundimtar-rreth-te-ardhmes-se-cristiano-ronaldos"

Sport

Gazeta Express

30/05/2025 17:52

Merret vendimi përfundimtar rreth të ardhmes së Cristiano Ronaldos

Sport

Gazeta Express

30/05/2025 17:52

Është raportuar se është marrë një vendim për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Ronaldo, 40 vjeç, është pa kontratë me Al Nassr më 30 qershor, dhe pas humbjes 3-2 ndaj Al Fateh në ndeshjen e fundit të sezonit në Saudi Pro League, ai la të kuptohej se mund të largohej nga klubi.

Portugezi publikoi një fotografi me mbishkrimin: “Ky kapitull përfundoi. Historia? Ende po shkruhet. Mirënjohës për gjithçka.”

Kjo deklaratë erdhi vetëm disa ditë pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, sugjeroi se Ronaldo mund të luante në Kupën e Botës për Klube këtë verë, pavarësisht se Al Nassr nuk merr pjesë në kompeticion.

“Ronaldo mund të luajë për ndonjërën nga skuadrat në Kupën e Botës për Klube,” tha Infantino javën e kaluar.

“Po zhvillohen bisedime me disa klube, ndaj nëse ndonjë klub po na dëgjon dhe është i interesuar ta afrojë Ronaldon… kush e di?”

Ronaldo është lidhur me transferime të mundshme në MLS, Brazil dhe madje edhe një rikthim te klubi i tij i fëmijërisë, Sporting.

Por pasdite të premten (30 maj), gazetari Santi Aouna dha një përditësim për të ardhmen e Ronaldos përmes X (ish-Tëitter):

“Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Al Nassr,” shkroi ai.

“Marrëveshja është arritur plotësisht mes palëve.

Burime saudite na thanë se ai ka nënshkruar tashmë kontratën e re me Al Nassr.”

Pavarësisht moshës dhe mungesës së suksesit të Al Nassr këtë sezon, ndikimi i Ronaldos në klub dhe në futbollin saudit ka qenë i jashtëzakonshëm.

Ronaldo përfundoi si golashënuesi më i mirë i ligës me 25 gola – tre më shumë se sulmuesi anglez i Al-Ahli, Ivan Toney.

Megjithatë, nuk mund të injorohet fakti që Ronaldo nuk është më ai që ishte dikur. Kur mund të varë këpucët në gozhdë?

Ai ka dhënë deklarata të ndryshme gjatë karrierës për çështjen e pensionimit, por në një intervistë për televizionin portugez Noë në vitin 2024, tha:

“Nuk e di nëse do të tërhiqem së shpejti, ndoshta pas dy apo tre vitesh, por ndoshta do të tërhiqem këtu te Al Nassr.

Jam i lumtur në këtë klub, ndjehem mirë edhe në këtë vend. Jam i lumtur të luaj në Arabinë Saudite dhe dua të vazhdoj.”/GazetaExpress/