Merret vendimi për gazetaren-spiune ruse, e kumton Sveçla - Gazeta Express
string(56) "merret-vendimi-per-gazetaren-spiune-ruse-e-kumton-svecla"

Merret vendimi për gazetaren-spiune ruse, e kumton Sveçla

Lajme

Gazeta Express

07/08/2022 10:48

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka shpallur person të padëshiruar gazetaren – spiunen ruse, Daria Asmalova.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Lexo Edhe:

Ai tha se kushdo që “me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton ta destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”.

Asmalova dje është ndaluar në pikëkalimin kufitar në veri.

“Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar sveçla dje.