Merret vendimi: Aktivitet sportive pa publik, shkaku i Coronavirusit - Gazeta Express
string(66) "merret-vendimi-aktivitet-sportive-pa-publik-shkaku-i-coronavirusit"

Gazeta Express

11/03/2020 20:32

Merret vendimi: Aktivitet sportive pa publik, shkaku i Coronavirusit

Gazeta Express

11/03/2020 20:32

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sonte që për shkak të Coronavirusit të gjitha aktivitet sportive në Kosovë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që të gjitha aktivitetet sportive që do të mbahen në Kosovë deri më 27 mars do të mund të zhvillohen por pa praninë e shikuesve.

Lexo Edhe:

Coronavirusi ka shkaktuar ndërprerje të disa ndeshjeve edhe në shtetet e njohura në Europë, ku në Itali janë ndërprerë të gjitha këto aktivitete deri në muajin prill.

Ndërkaq, ministrja e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Inovacionit, Vlora Dumoshi, tha se ngjarjet sportive nuk do të ndalohen, por do të ndalohet pjesëmarrja e shikuesve.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, tha se me mbylljen e shkollave, fëmijët dhe të rinjtë do të synojnë të shkojnë nëpër vende tjera për t’u shoqëruar.

Në pikën pesë të këtij dokumenti thuhet se: Aktivitet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura/pa praninë e publikut si: ngjarje/tubime sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrembullakët deri në një veprim tjetër.

Edhe sonte në ndeshje PSG-Dortmund do të luhet pa praninë e publikut. /GazetaExpress/