Merret vendimi, a do të realizohet festivali i RTSH-së në fundvit? - Gazeta Express
string(64) "merret-vendimi-a-do-te-realizohet-festivali-i-rtsh-se-ne-fundvit"

Merret vendimi, a do të realizohet festivali i RTSH-së në fundvit?

Gazeta Express

02/07/2020 12:05

Edhe pse bota, përfshirë edhe Shqipërinë, ndodhet në një situatë tejet të vështirë, jeta duhet të vazhdojë, sigurisht me masa strikte. Edhe festivali i fundvitit në RTSH do të organizohet dhe nga dje kanë nisur përgatitjet. Ky lajm është bërë publik në një njoftim zyrtar nga RTSH.

“Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet. Nëndrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka zhvilloi sot takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues”, shkruhet në njoftim.

Lexo Edhe:

“Në takim u diskutuan çështje që lidhen veçanërisht me cilësinë e festivalit, duke nisur që nga ngritja e një komisioni vlerësimi për përzgjedhjen e këngëve e deri tek kriteret për pjesëmarrjen në festival”.

Nëse deri atëherë çdo gjë shkon mirë dhe festivali do realizohet, fituesi do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, përndryshe fituesja në fuqi do të mbetet Arilena Ara.