“Merret me familjet tona dhe ka humbur të vetën” - Gazeta Express
string(46) "merret-me-familjet-tona-dhe-ka-humbur-te-veten"

TV/Film

Gazeta Express

03/02/2026 22:24

“Merret me familjet tona dhe ka humbur të vetën”

TV/Film

Gazeta Express

03/02/2026 22:24

Që nga hyrja e tij në shtëpi, Rogerti ka qenë pjesë e disa debateve.

Në ditët e fundit, ai ka pasur disa përplasje me Kristin dhe Selin. Në Prime-n e së martës, debati u përcoll kështu:

Selin: Nuk e di si rri e dëgjon veten, vetëm ofendon, denigron personat që ka përballë. Nuk e di si ky njeri nuk flet për një temë në lidhje me lojën. Në fund bën lojën e viktimës sepse xhaxhi Gertit nuk i pëlqen. Për mua nuk konsiderohet më një banor, sipas asaj që ka bërë sot me Stenaldon, kur i vuri në pikëpyetje burrërinë e Kristit. Në rolin e liderit, nuk i kam dhënë asnjë punë.

Kristi: Nuk ka një fytyrë. I dhashë mundësinë e dytë. Erdhi, më dha dorën. Pastaj më përmendi familjen. Përmendi burrërinë time. Gjithsesi, i thashë: ‘Do të tregoj se kush je’. Jo vetëm që nuk i pëlqeu vetja, por donte të ikte. Isha unë ai që i dhashë një mundësi. Absolutisht nuk mund të mohoj ekzistencën e Gertit këtu brenda. Kemi qëndruar. Ja njoh aftësitë e lojës. Po të mos kishte dhunën psikologjike, do të ishte një lojtar i mirë. Kemi bërë biseda. Biseda familjare që ndoshta s’i ka bërë me asnjë tjetër këtu brenda. Një mosmirënjohës i paparë. Edhe ndasinë krahinore e ka bërë që në fillim. Nuk ka qenë asnjëherë i vetëm përballë shtëpisë. Rogerti ka ardhur të merret me familjet tona, ka ardhur të merret me burrërinë tonë dhe ka humbur familjen e vetë.

Rogerti: Kisha planin tim që e folëm me Selin. Ajo doli jashtë loje. Me Kristin kam zgjedhur diplomacinë. I kam thirrur gjeneral. Unë doja të dilja këtu me Kristin, që ai ka një aleancë të fshehtë me Selin, me Brikenën dhe njëkohësisht me Mirin. Këta, duke parë hyrjen time kaq gjigande… Unë nuk shkova nëpër cepa duke folur për aleanca. Unë me zemrën time të bardhë…

Advertisement
Advertisement
Advertisement