Merr fund drama – Gyokeres kalon tek Arsenali - Gazeta Express
string(43) "merr-fund-drama-gyokeres-kalon-tek-arsenali"

Sport

Gazeta Express

22/07/2025 16:22

Merr fund drama – Gyokeres kalon tek Arsenali

Sport

Gazeta Express

22/07/2025 16:22

Arsenal ka arritur marrëveshje përfundimtare me Sporting CP për të nënshkruar me sulmuesin Viktor Gyökeres, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

“Topçinjtë” kanë qenë të vendosur gjatë gjithë verës për të shtuar një sulmues të ri në skuadër dhe kanë zhvilluar bisedime me Sportingun dhe RB Leipzig përkatësisht për Gyökeres dhe Benjamin Šeško.

Por tashmë klubi nga Londra e Veriut ka avancuar në bisedime për sulmuesin suedez dhe marrëveshja është arritur që ai të transferohet në “Emirates Stadium”.

Gyökeres, i cilësuar si një “ndryshues loje”, ka shënuar plot 97 gola në 102 ndeshje me gjigantët portugezë në dy sezonet e fundit, por ka shprehur dëshirën për t’u larguar pas një përplasjeje të hapur me bordin e klubit.

Bisedimet me skuadrën nga Lisbona kanë zgjatur për një kohë të gjatë, pasi ata kërkonin një shumë prej 80 milionë eurosh (69 milionë paund) me përfshirjen e bonuseve për të shitur yllin e tyre, ndërsa Arsenal ngulte këmbë se do të paguante më pak, duke u mbështetur në pretendimin e agjentit të lojtarit se ekzistonte një marrëveshje për largimin e tij për 51 milionë paund plus 8 milionë në bonuse.

Sidoqoftë, palët kanë gjetur më në fund një kompromis me vlerë 63.5 milionë euro plus 10 milionë bonuse, ndërsa agjenti i lojtarit ka pranuar të ulë komisionin e tij. Sulmuesi do të udhëtojë drejt Londrës së shpejti për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Arsenal tashmë ka finalizuar marrëveshjet për Kepa Arrizabalaga, Christian Nørgaard dhe Martin Zubimendi, ndërsa gjithashtu ka rënë dakord për transferimin e anësorit të Chelseat, Noni Madueke, si dhe mbrojtësit të Valencias, Christian Mosquera.

Klubi po ashtu është i interesuar për transferimin e Eberechi Eze nga Crystal Palace, ndërsa mbetet i vëmendshëm edhe ndaj situatës së yllit të Real Madridit, Rodrygo, derisa dritarja e transferimeve të jetë e hapur.

Gyökeres i ka dhënë përparësi kalimit te Arsenali përpara Liverpool dhe Manchester United këtë verë, pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve. Tani ai do të udhëheqë repartin ofensiv të skuadrës së Mikel Artetës, që synon të thyejë mallkimin 22-vjeçar dhe të fitojë titullin e parë në Premier League që nga viti 2004./GazetaExpress/