Merr flakë stalla e bagëtive në Korçë - Gazeta Express
string(37) "merr-flake-stalla-e-bagetive-ne-korce"

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 12:07

Merr flakë stalla e bagëtive në Korçë

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 12:07

Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar në fshatin Çërravë të njësisë administrative Buçimas, në Pogradec.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë edhe në gjënë e gjallë, që ndodhej brenda stallës.

Stalla, e cila ndodhej në një zonë të largët nga banesat e fshatit, është konstatuar e shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga vetë pronari, i cili kishte shkuar për të kryer shërbimet e përditshme.