Një gomone ka marrë zjarr sot në zonën e Potamit në Himarë, pikërisht në pjesën e këmbës së motorit së mjetit lundrues.
Si pasojë, gomonia është përfshirë nga flakët, ndërkohë që tre personat që ndodheshin në bord janë ndihmuar nga policia kufitare.Janë njoftuar salla e policisë së Himarës ku mjetet e policisë kufitare kane shkuar menjëherë në vendngjarje, duke shpëtuar tre personat dhe duke i shoqëruar në breg.Gomonia është shkrumbuar nga flakët duke përfunduar në det, ndërsa fatmirësisht të tre pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime trupore.