Merr flakë 'Audi' në mes të Fierit, shpëton shoferi, digjen 2 makina të tjera - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2020 22:46

Merr flakë ‘Audi’ në mes të Fierit, shpëton shoferi, digjen 2 makina të tjera

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2020 22:46

Një automjet tip “Audi A4” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në mes të Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të popullur të qytetit, në lagjen “Apollonia”.

Mjeti mësohet se ishte me impian benzinë-gaz, gjë që e ka bërë më të lehtë shpërthimin e flakëve.

Qytetarët janë frikësuar, teksa shoferi ka zbritur menjëherë nga makina. Janë shkaktuar dëme materiale, pasi janë djegur dy makina që kanë qenë të parkuara afër “Audit”.

Në vend kanë shkuar menjëherë policia, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por dyshohet për një defekt në makinë